332 vizita - 1 sot   

horizonti

Gurthemeli i xhamisė sė Detarėve nė bregdetin e Ulqinit…
Nga: Muhamed Sytari


Nė vitin 1932, qytetit bregdetar tė Ulqinit iu shkatėrrua njė ndėr xhamitė mė tė vjetra nė rajonin e Ballkanit, ajo e marinarėve, qė sipas shėnimeve studimore: “tė dhėnat e vitit 1571 tregojnė qė, kur erdhėn turqit nė kėto vise, e kanė gjetur xhaminė e maurėve apo arabėve marinarė. Pėr turqit qė e sollėn fenė islame, kjo xhami ishte njė befasi e rrallė” (Ismet H. Karamanaga: “Kalaja legjendė dhe art”, Ulqin 2006, fq. 56.)

Sot, disa orė para namazit tė mesditės, nga podiumi i madh ku ishin vendosur ēallmat e shumta me tarbushin e kuq, drejtuesit e pushteteve nė Ulqin e tė ftuarit nga Shkodra, Podgorica, Tivari, Prizreni etj, vėshtroja me vėmendje peisazhin shumėngjyrėsh pėrpara syve tė mi. Njė rrėmet i madh njerėzish qė prisnin me ankth se ēfarė do tė thuhej nė lidhje me vendosjen e gurthemelit tė ri tė xhamisė sė traditės e tė kulturės sė qytetit bregdetar. Pas tyre, horizontin e pushtonte kalaja 2500 vjeēare, brigjet e sė cilės lageshin me butėsi nga dallgėt e gjysėm tė trazuara tė detit... Qielli nga ana e tij kishte marrė pamjen e atij, qė nga emocionet dhe malli i takimit me gjurmėt e kujtimeve tė hershme fillon e pėrlotet, pastaj qetėsohet, pastaj sėrish pėrlotet duke humbur nė njė botė tė pėrshpirtshme plot nostalgji e rrezatim optimizmi, qetėsohet me zemėr tė mekur... Hoxhallarėve tė shumtė u shėndrisnin fytyrat e dukej se edhe xhybet e tyre flisnin, jepnin e merrnin me njėra-tjetrėn nga emocioni i kėsaj dite plot dritė.

Kush e kishte menduar se sot, pas rreth 77 viteve do tė vendosej gurthemeli i xhamisė mė tė lashtė e mė tė vjetėr i gjurmėve tė fesė sė teuhidit nė Ulqin?! Kush, prej pleqve tė pranishėm, me tesbihė nė dorė e fesin mbi kokė, do ta kishte imagjinuar se ajo xhami tė cilėn e mbanin mend nga kohėt e shkuara, si njė vegim i largėt e konfuz, do tė ringjallej mbi themelet e saj?! Kush prej tė rinjve, qė ngriheshin nė majė tė gishtėrinjve pėr tė parė fytyrat e shumta nė podiumin e madh para syve tė tyre, qė kishin dėgjuar nė rrėfimet e tė moshuarve pėr traditėn dhe kulturėn islame tė qytetit tė tyre edhe pėr xhaminė e marinarėve, do t’u shkonte nėpėr mend se pikėrisht sot, mė 3 prill 2008, historia e lashtėsisė sė Islamit nė kėto troje shqiptare do tė kthehej aty ku kishte gjurmėt e saj mė tė pafshira, nė bregdetin e marinarėve tė bardhėsive..?!

Pėrshėndetjet e folėsve tė shumtė po sosnin, momenti i gurthemelit tė xhamisė sė re tė Detarėve, siē u prezantua nga drejtuesit e Bashkėsisė Islame tė Ulqinit po afrohej, teksa vėshtroja me vėmendje reagimet e njerėzve. Ishin tė mallėngjyer. Tė gjithė vėzhgonin vendin e gurthemelit. Tė gjithė donin tė ishin tė parėt qė do tė merrnin nė dorė lopatėn e parė... Tė gjithė donin... Tė gjithė vėzhgonin... Tė gjithė luteshin, lutjen e mbarėsisė, tė cilėn e shoqėronte edhe ndonjė rrėkezė loti, burimi i sė cilės ishte zemra, nė sėmbimin e sė cilės fshihej edhe ndonjė hise zemėrimi historik pėr fatin e xhamisė sė lashtė tėmbetur nėpėr faqet e historisė sė Ulqinit...

Ishte njė pamje e rrallė, edhe pėr lidhjen e saj me faktet dhe historinė e Islamit nė kėtė qytet. Ishte njė pamje qė nuk mund tė shihet ēdo ditė, qė nuk mund tė pėrjetohet nė ēdo moment, qė nuk mund tė mos rreshtohet nė mbresat dhe kujtimet e hedhura mbi tė bardhė...

Sot, disa orė para namazit tė mesditės, nė bregdetin e Ulqinit, nė gjirin e plazhit tė vogėl, u vendos gurthemeli i xhamisė sė lashtė tė detarėve. Me siguri, dallgėt e shumta qė do ta vizitojnė kėtė bregdet, ditė pas dite, do tė sjellin me vete imazhet e detarėve tė parė muslimanė arabė qė sollėn me vete, nė kėtė vend, jo vetėm besimin dhe dritėn e Islamit, por hodhėn edhe themelet e xhamisė sė sinqeritetit, ngulitėn me zemrat e tyre rrėnjėt e besimit nė Njėsinė e Zotit, nė dijen e pakufishme, nė pėrkushtimin ndaj jetės... Ai sinqeritet u ruajt ndėr shekuj. E ruajti koha. E ruajti deti. E ruajtėn dallgėt. E ruajti kalaja shumėshekullore. E ruajtėn brezat...

Gurthemeli i sotėm, pėrveēse shėnoi fillimet e rindėrtimit tė njė xhamie tė lashtė, sa lashtėsia e historisė sė Ulqinit, u bė nė vetėvete edhe gurthemeli i ringjalljes sė mirėnjohjes sė sinqertė pėr detarėt e shekujve... detarėt e dritės e tė besimit... detarėt e Thirrjes Islame...

Mbarėsi nė rindėrtimin e Xhamisė sė Detarėve!

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI