|
Kosova nė kujtimet e brezit tim
Nga: Jeni MYFTARI
Brezi im, ai para dhe pas meje, kemi dhe njėkohėsisht nuk kemi shumė pėr tė treguar, pėr Kosovėn dhe trevat e tjera shqiptare, jashtė kufijve.
Megjithatė unė sot do tė mundohem tė tregoj se si janė memorizuar Kosova dhe trojet e tjera shqiptare, nė ndėrgjegjen e shqiptarėve, brenda kufijve tė Republikės sė Shqipėrisė, nė periudhėn pas Luftės sė Dytė Botėrore. Kujtimet e mia nuk kanė tė bėjnė me politikėn qė ka ndjekur shteti, por me ndjenjat e bashkėkombėsve tė mi, nė momente tė caktuara tė historisė.
Edhe pse kishim mėsuar shumė pėr trimėrinė dhe bėmat e shqiptarėve, pėr Lidhjen e Prizrenit, pėr Isa Boletinin e Azem Bejten, shumė pak na ishte thėnė pėr masakrat qė serbėt dhe malazezėt kishin bėrė nė vazhdimėsi, nė kėto treva. Kėto masakra pėrmendeshin fare pėrciptazi dhe kujtoheshin vetėm nė ndonjė pjesė teatrale, qė vihej nė skenė, kryesisht, nga trupat e teatrove tė qyteteve tė ndryshme.
Pėr Kosovėn e pas Luftės sė Dytė Botėrore, nuk flitej pothuajse fare. Thjeshtė dihej se, Kosova ishte tokė shqiptare qė banohej nga shqiptarė, me tė cilėt kishim njė gjak, njė gjuhė, ishim njė komb dhe ... kaq. Kultura e shqiptarėve tė Kosovės, nė Shqipėri, pasqyrohej vetėm nga njė program javor 30', "Kėngė Popullore tė Kosovės", qė transmetohej ēdo tė shtunė, nė TVSH. Kėngėtarė si Nexhmije Pagarusha, Luan Hajra, Shpresa Berisha etj, ishin tė preferuarit e shumė e shumė teleshikuesve, qė e prisnin me ėndje kėtė emision.
U desh tė vinte viti 1981, me demonstratat e studentėve tė Universitetit tė Prishtinės, qė TVSH-ja tė transmetonte, pėr herė tė parė, realitetin e Kosovės dhe si pėr ironi, ky realitet merrej nga pamjet qė transmetonte RAI 1, apo kanale tė tjera televizive italiane. Tashmė qė opinioni botėror po ngrinte zėrin pėr dhunėn qė po ndodhte nė Kosovė, Shteti Shqiptar po kujtohej se paska shqiptarė dhe jashtė kufijve shtetėrorė dhe se, duhet tė sensibilizohet opinioni i brendshėm, pėr vėllezėrit e tyre, nė kėto vise.
Shqiptarėt e viteve 80-tė, kalonin njė gjendje ekonomike tejet tė mjerueshme. Edhe pse trumbetohej se jetonim tė "lumtur" nė shtetin socialist, rrallat e gjata e tė pafundme apo mungesat nė dyqanet e ushqimeve, bulmetit, bukės dhe mishit, pasqyronin nė fytyrė, lodhjen, dhimbjen dhe tragjedinė e brendshme, tė kėtyre njerėzve tė "lumtur".
Televizioni akoma vazhdonte tė ishte njė mjet luksi, nė ato vite dhe, mungonte nė pjesėn dėrmuese tė popullsisė. Nė kėto kushte, njerėzit grupoheshin nė disa shtėpi tė lagjes apo fshatit, pėr tė ndjekur bashkėrisht emisionet e TVSH-sė, kanalit tė vetėm televiziv nė Shqipėri, i cili transmetonte nga ora 18.00 deri nė orėn 23.00-23.30.
Nga ajo kohė, mė ka mbetur nė kujtesė se si shtėpia jonė, e cila kishte njė dhomė tė vetme, nuk i nxinte tė gjithė fqinjėt qė vinin pėr tė ndjekur ndonjė emision lajmesh, ndonjė film me Tarzanin apo ndonjė ndeshje futbolli. Nė kėto kushte, babai e vendoste televizorin nė dritaren e dhomės, qė shikonte nga oborri i shtėpisė dhe, tė gjithė uleshin nė karrigen qė e sillte secili me vete, nė oborr. Problemi mė i madh ishte nė dimėr, pasi bėnte ftohtė dhe nuk mund tė praktikohej ulja nė oborr. Atėherė dhoma jonė e gjumit, mbushej plot me njerėz, tė cilėt uleshin kudo dhe ne, na duhej tė prisnim derisa tė mbaronte programi i televizorit, pėr tė ngrėnė e pėr tė fjetur.
Nė kėto kushte ishte Shqipėria, kur pėr herė tė parė u dėgjua zėri i studentėve tė Universitetit tė Prishtinės dhe greva e minatorėve tė Trepēes. Ditėt e kėtyre ngjarjeve ishin tė dhimbshme pėr tė gjithė, trysnia e fqinjėve qė ndiqnin lajmet, ishte shumė mė e madhe. Kanė mbetur tė skalitura nė kujtesėn time prej fėmije, dhimbja dhe trishtimi qė shfaqej nė fytyrat e njerėzve. Ishte vėrtet e dhimbshme tek shihje se si burrat qėndronin tė tendosur. Njė hije e zezė kishte rėnė nė fytyrat e tyre, hidhėrimi kishte mbėrthyer fytin dhe nuk i linte tė flisnin apo komentonin gjatė. Pothuajse tė gjithė pėrsėritnin fjalėt "qeni serb, e shoftė Zoti e shoftė"! dhe dukej se nuk i mbante vendi nė vend.
Lotėt qė rridhnin nga sytė e grave dhe tė fėmijėve, e rėndonin akoma mė shumė momentin. Ēdo shkop gome qė binte mbi studentėt, dukej se godiste ata tė cilėt qėndronin pas ekranit dhe qė shihnin me dhimbje nė shpirt, se si trajtoheshin vėllezėrit e bijtė e tyre. I ndienim fare pranė ata studentė, qė qėndronin nė spital tė helmuar, siē i ndjenim para vetes, kufomat e atyre djemve dhe vajzave, qė nėn dhunėn e tankeve serbe, humbėn jetėn nė lule tė rinisė. Nėnat qanin me zė, thua se po numėronin ligjet, nė njė varrim tė pėrbashkėt.
Zėri i brendshėm i thirrjes sė gjakut tė njėjtė, ishte mė i fuqishėm se sa ndarja qė i ishte imponuar shqiptarėve, nė vite. Ky zė nuk njihte kufij. Ai ngrihej me aq forcė sa kapėrcente ēdo pengesė dhe vinte e zinte vend aty, nė pjesėn tjetėr tė zemrės sė shqiptarėve, tė brenda kufirit. Ėshtė vėrtetė pėr tė qarė e pėr tė qeshur njėkohėsisht, kur kujton se si nė atė kohė, nė programin mėsimor tė shkollave nė Shqipėri, u shtuan pesė orė mėsimi, si njohuri pėr tokat shqiptare jashtė kufijve. Kėto pesė orė mėsimi pėrfshinin gjeografinė dhe historinė e pjesės sė shkėputur tė trojeve tona.
5 orė mėsimi...!? A mjaftojnė 5 orė pėr tė mėsuar historinė dhe gjeografinė e degės sė shkėputur nga trungu amė...??? A mjaftojnė 5 orė pėr t'u mėsuar shqiptarėve se gjysma e zemrės sė tyre, qė ndodhet jashtė kufijve ka kėtė apo atė histori. A mjaftojnė kaq pak orė pėr t'u mėsuar shqiptarėve se gjysma e shqiponjės sė flamurit tė tyre, jeton nė kėto apo ato fusha e shkrepa ...???
Askush nuk u kujdes tė trashėgonte lidhjen e gjakut, tė gjuhės dhe dashurinė ndėrmjet vėllezėrve. Ajo jetoi nė zemrėn e ēdo shqiptari, e trashėguar nga lindja e tyre, si pjesė e qenies dhe jetės sė tyre. Edhe pse lidhja ndėrmjet shqiptarėve u masakrua nė kėtė mėnyrė, ajo mbijetoi ashtu si mbijetoi kombi ynė, ndaj ēdo dhune e masakre. Edhe pse tė huajt na vranė, na prenė e dhunuan edhe pse gjaku i bijve mė tė mirė shqiptarė njomi tokėn mėmė, askush dhe asnjėherė nuk mundi ta vrasė kurrė shiritin e lirisė, dashurisė dhe vėllazėrisė sė shqiptarėve, pėr njėri tjetrin.
Vitet kaluan dhe historia shkroi faqe tė shumta pėr shqiptarėt brenda dhe jashtė kufijve. Histori tė ndryshme nė dukje, por tė njėjta nė thelb. Kėshtu do tė vinte viti 1998 dhe unė do tė isha pėrsėri dėshmitare okulare, e lidhjes sė gjakut, tė kombit tim. Masakrat e reja ēnjerėzore, tė serbėve nė Kosovė, do tė mė gjenin pėrsėri nė qytetin tim tė lindjes, nė Tiranė, ku sapo isha kthyer nga studimet. Ngjarjet do tė pėrsėriteshin me tė vetmin ndryshim; kėtė herė dhimbjen nuk do ta pėrjetoja mė nėpėrmjet ekranit tė vogėl tė televizorit, por do tė bėhesha dhe unė pjesė e saj.
Karvanėt e pafund tė shqiptarėve qė hynin nga Kosova, ditė e natė, tė cilėt tė detyruar nga dhuna dhe masakrat e pa pėrshkruara serbe, lanė vatrat e tyre dhe lėvizėn kryesisht drejt tokave tė tjera shqiptare, nė Shqipėri dhe Maqedoni, e gjeti vendin tė papėrgatitur pėr kėtė dyndje. Shqipėria, qė akoma pėrjetonte krizėn e rėndė ekonomike tė shkaktuar nga falimentimi i sistemit financiar piramidal mė 1997, me vetėvrasjet e shumta apo krizat e rėnda psikologjike tė atyre qė, patėn humbur ēdo pasuri, nė firmat piramidale, nuk ishte nė gjendje tė siguronte as bukėn e pėrditshme, pėr banorėt e saj. Familje tė shumta binin e ngriheshin tė uritur. Tė rinjtė, nė mėnyra nga mė tė ndryshmet, u drejtoheshin kufijve, pėr tė siguruar bukėn e gojės, jashtė vendit. Nėnat shamizeza, akoma nuk i kishin fshirė lotėt e Marsit tė 1997, pėr humbjen e bijve tė tyre, qė u mbytėn nė ujėrat e Otrantos, nė pėrpjekje pėr tė gjetur njė fat mė tė mirė, jashtė vendit, apo tė atyre ngjarjeve qė shkaktoi kaosi i mėvonshėm i asaj lufte civile, tė padeklaruar. Mungesat e gjata tė dritave, ujit dhe ngrohjes, e bėnin akoma mė tė rėndė jetėn e pėrditshme.
Nė kėto kushte e gjetėn shqiptarėt e Kosovės, Shqipėrinė, vendin aq shumė tė ėndėrruar prej tyre. Ai imazhi i "popullit tė lumtur", qė TVSH-ja apo Radio Tirana, kishin propaganduar pėr vite e vite, u shemb para syve tė tyre, si tė ishte njė kėshtjellė e ndėrtuar me kashtė. Tashmė, ata po shihnin lakuriq tė vėrtetėn mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt, pa ato ngjyrat marramendėse tė retushit socialist. Megjithatė kėto kushte tejet tė vėshtira, shqiptarėt edhe njė herė i treguan botės mbarė se dashuria pėr vėllanė edhe pse larg dhe tė ndarė, trashėgohet nė gjen. Ajo lind dhe rritet bashkė me njeriun. Edhe nėse nuk ta mėkojnė qė nė fėmijėri, ajo prapė fle e heshtur brenda teje pėr t'u zgjuar nė njė moment tė caktuar, atėherė kur ta lėndojnė plagėn qė tė ka zėnė cipė e ajo fillon tė dhembė.
Nuk ka se si tė mos emocionohesh kur kujton ato mijėra e mijėra familje shqiptare qė, hapėn zemrat dhe dyert e shtėpive, pėr vėllezėrit e tyre tė ardhur nga Kosova. E pra shqiptarėt e Shqipėrisė, jetonin e banonin nė kushte shumė tė mjerueshme, nė njė sipėrfaqe tė pamjaftueshme pėr vetė familjen e tyre, nė shtėpi tė pėrbėra nga njė dhomė e njė kuzhinė, e ndonjė qė kishte fat, kishte dy dhoma. Edhe pse nė ngushticė, kėtė sipėrfaqe tė pakėt e ndanė me vėllezėrit dhe motrat e tyre tė Kosovės. Shqiptarėt e kėtej kufirit nuk kishin bukė nė shtėpi pėr fėmijėt e tyre por, atė kafshatė tė vetme qė u ndodhej nė magje, e ndanė pėrgjysmė. Njerėzit i shihje tė preokupuar, secili dėshironte tė afronte, qoftė dhe ndonjė ndihmė sado tė vogėl, pėr vėllezėrit e Kosovės edhe pse shpesh, kjo ndihmė mbetej vetėm nė caqet e ndihmės shpirtėrore. Nė fund tė fundit, shpirti ishte e vetmja pasuri e shqiptarit, nga e cila nuk kishte mundur dot ta zhvishte regjimi i shkuar. Kjo ishte e vetmja gjė qė mund tė ofronte ai dhe e ofroi, pa hezitim.
Nė atė kohė punoja nė KMSH, si Nėnkryetare e Departamentit tė Gruas. Grupi ynė ishte ngarkuar tė monitoronte gjendjen e tė ardhurve qė ishin vendosur nė pronat vakėf tė Komuniteti Mysliman, veēanėrisht gjendjen e femrave, tė cilat ishin bėrė objekt i masakrave dhe pėrdhunimeve ēnjerėzore tė serbėve. Medreseja e Tiranės, ku dhe jepja mėsim, e kishte humbur nocionin e tė qenit shkollė. Ambientet e saj ishin mbushur plot me tė ardhur. Orari i punės fillonte nė mėngjes herėt dhe nuk dihej se kur mbaronte. Mėngjesi na gjente nė ambientet ku ishin vendosur tė ardhurit, ndėrsa mbrėmja, nė shtėpitė qė kishin strehuar familje tė shqiptarėve tė Kosovės. Angazhimi mė i madh ishte nė kujdesen pėr gratė dhe fėmijėt, pėr sigurimin e ushqimit tė tė zotėve tė shtėpisė dhe tė ardhurve qė ata strehonin. Dihet mirė se, asnjė familje shqiptare, nuk mund tė pėrballonte jetesėn pėr vetė e jo mė, tė siguronte ushqim pėr ata qė kishte strehuar. Lot, dhimbje, pėrkushtim dhe dashuri, pėrcillte ēdo zemėr shqiptari. Kėshtu krah pėr krah, tė mbėshtetur tek njėri tjetri, ka mbijetuar shqiptari nė shekuj.
Djemtė shqiptarė tė kėtej kufijve, ashtu si vėllezėrit e tyre tė Kosovės, njė shekull mė parė, nuk e kursyen gjakun, por u rreshtuan sė bashku krah pėrkrah, nė mbrojtje tė tokės arbėrore dhe tė nderit tė shqiptarit. Gjaku i Gjeneralit tė tri luftėrave, Tahir Sinanit me shokė, i derdhur nė mbrojtje tė tokave shqiptare nė Kosovė, tregoi dhe njė herė se e vėrteta dhe historia janė mė kryeneēe se tė gjithė ata, qė kėrkojnė ta mohojnė apo zbehin kėtė realitet. Edhe njė herė shqiptarėt habitėn botėn, me vėllazėrimin e tyre. Edhe njė herė kombi shqiptar, tregoi se ēfarėdo qė tė mundohen tė bėjnė armiqtė e tij, nuk do tė mundin ta ndajnė shqiponjėn e flamurit. Edhe pse tani sė fundi e kanė imponuar heqjen e kėtij simboli tė shqiptarisė, nga flamuri i Kosovės, ajo jeton dhe do tė jetojė nė jetė tė jetėve, nė zemrėn e ēdo shqiptari.
Kombi nuk njeh kufij dhe politika. Popullit dhe ndjenjės sė tij kombėtare, nuk mund t'i imponohesh. Kėtė e tregoi qartė 17 Shkurti 2008. Mbarė shqiptarėt, brenda e jashtė kufijve, nė mėrgim e kudo ku u ndodhėn nėpėr botė, festuan tė gjithė sė bashku si njė trup i vetėm, ditėn e ėndėrruar prej shekujsh, Pavarėsinė e Kosovės.
E gjithė Shqipėria u derdh nė Tirana qė, ashtu si Prishtina, u skuq nga flamujt dhe u ndriēua nga drita e fishekzjarrėve, nė shenjė gėzimi dhe solidariteti. Vlora, pėrjetoi Pavarėsinė e saj tė Dytė, atė qė shqiptarėt nuk mundėn ta arrin para mėse njė shekulli, mė 28 Nėntor 1912. Nė rrugėn e Kukėsit, kurrė mė parė, nuk kanė kaluar mė shumė makina, nė njė ditė tė vetme, si mė 17 Shkurt. Kurrė ndonjėherė mė parė, shqiptarėt e Shqipėrisė nuk janė dyndur pėr nė Prishtinė, si nė kėtė ditė. E gjithė Shqipėria, shqiptarėt e Maqedonisė, tė Malit tė Zi dhe diaspora, me mendje dhe zemėr kanė qenė atje, nė Kosovėn martire dhe, kanė festuar ditėn e madhe tė Pavarėsisė sė pėrbashkėt, tė shqiptarėve.
Edhe pse kemi jetuar tė ndarė, kurrė nuk jemi ndier tė tillė. E nuk ka se si tė mos ndihesh krenar, me kėtė popull kaq tė mrekullueshėm. Kėshtu, shqiptarėt edhe njė herė, u bėnė simboli i qėndresės dhe vėllazėrisė kombėtare dhe i treguan botės se gjaku dhe dheu i tė parėve, qėndron mbi gjithēka tjetėr.
|