MOLLA AHMET EFENDI KALAJA
(1823-1878)

Porta e Lartė qė nga viti 1839 -1876 vazhdonte politikėn e reformave tė Tanzimatit, sepse vetėm nė kėtė rrugė shihte daljen nga kriza e thellė politike dhe ekonomike, nė tė cilėn ishte zhytur Perandoria Osmane. Politika e reformave tė qeverisė i ashpėrsoi edhe mė shumė kontradiktat e papajtueshme shoqėrore dhe kombėtare midis Stambollit dhe popujve tė nėnshtruar prej tij.

Nė Shqipėri Porta vendosi t'i zbatojė reformat me disa vjet vonesė, sepse ajo e kuptonte gjėndjen e vėshtirė kėtu dhe i druhej shpėrthimit tė rezistencės popullore' Reforina e Tanzimatit prekte jo vetėm pronėsinė mbi tokėn, por sillte organizimin e ri tė administratės, shėrbimin e detyrueshėm ushtarak, riorganizimin e taksave, ndryshime nė fushėn juridike e arsimore.

Tanzimati u solli shtresave tė gjėra tė popullit si nė fshat, si nė qytet taksa tė reja mė tė rėnda, shėrbim ushtarak tė zgjatur, brutalitetin e pashallarėve turq e tė nėpunėsve tė huaj burokratė e tė korruptuar.

Politika centralizuese e Turqisė i dha shkas zgjerimit tė mėtejshėm tė kryengritjeve popullore. Pėrsėri Shkodra, si qendra mė e rėndėsishme ekonomike e administrative e veriut tė vendit, pėrsėriti traditėn e para pak viteve si qendėr e lėvizjeve popullore.

Pakėnaqėsive tė vjetra iu shtuan edhe tė rejat, tė krijuara nga shpėrdorimet e nėpunėsve turq, tė cilėt, tė pasigurt pėr tė nesėrmen e tyre pėrpiqeshin tė pėrvetėsonin sa mė shumė me anė taksash tė reja. Kryengritja nuk pat vonuar : nė gushtin e vitit 1854 u dha sinjali pėrines kėrkesės ultimative qė iu pat dėrguar valiut pėr trafikun e paskrupullt tė drithit. Ėshtė e njohur revolta e gierė popullore nėn udhėheqjen e klerikut tė mirėnjohur Sheh Shamia. Vegjėlia e armatosur pat shpėrthyer nė atė demostratė tė fuqishme nėn udhėheqjen e Shehut tė ditur, por ai pat dhe pėrkrahjen e tre pėrfaqėsuesve tė elitės intelektuale, siē qenė tre klerikėt: Sali ef. i Madh, Sali ef, i Vogėl (H.Sali Hylja) dhe M.Ahmet EL Kalaja, emri i tė cilit shfaqet pėr herė tė parė nė zhvillimet politike tė kohės. (nė kronikat e kohės del dhe me emrin Ahmet Fahri ef.).

Ahmet Efendi Kalaja rridhte nga familja Kalaja, zbritur nė qytet nga lagjja "Kala" e fshatit Drisht tė Postrribės. Nė ditarin e tij D.Boriēi shėnon se nė vitin 1844 e ka takuar Ahmet Kalanė para se tė nisej pėr nė Stamboll dhe i ka dhėnė njė shumė tė hollash pėr t'i blerė libra. Kuptohet qė Kalaja ishte atje pėr studime teologjike, por vinte pėr pushime. Edhe nė pranverėn e vitit 1846 ndodhej atje. Pas kėsaj pėrvoje, kur u kthye nė atdhe, filloi karrierėn e imamit mė sė pari nė xhaminė e lagjes "Ndocej", pastaj nė xhaminė e Begos.

Njė ndėr kėrkesat e revoltės sė vitit 1854 pat qenė zėvendėsimi i Masar Pashės, ēka qe realizuar. Koniukturat politik-e e detyruan Portėn e Lartė tė ndiqte taktikėn e lėshimeve, nė pritmėni pėr tė larė hesapet me organizatorėt e kryengritjes sė mėsipėrme. Rasti nuk vonoi: nė vitin 1856 u mbyll konflikti me Rusinė dhe nė Shkodėr arriti ekspedita ushtarake e kryesuar nga Mustafa Teufik Pasha me njė fuqi prej 10 mijė trupash. Pashai i ri mori masa ndėshkimore ndaj prijėsve tė ngjarjeve tė vitit 1854, si dhe tė aksioneve tė tjera qė kishin cėnuar autoritetin e qeveritarėve turq.

Nė grupin e tė arrestuarve, krahas Hamz Kazazit, vėllezėrve Hoti, etj. dhe tre hoxhallarėve tė njohur, Sali ef. i Madh, Sali EL i Vogėl, J.Tabaku, bėnte pjesė edhe Ahmet Kalaja; tė gjithė u intemuan nė Stamboll, tė shoqėruar me kalorės. Gjatė udhėtimit qenė trajtuar nė mėnyrė tė tillė, saqė vetė instancat mė tė larta tė kryeqytetit ua tėrhoqėn vėrejtjen shoqėruesve tė zellshėm jashtė mase. Nė fundin e vitit 1859, disa prej tė intemuarve u liruan, ndėr ta ishte dhe M.Ahmeti. Mė poshtė pojapim fragmente tė dy kėngėve popullore, ku i bėhetjehonė intemimit tė prijėsve tė lartpėrmendur, si dhe persekutimit tė tyre ēnjerėzor:

"Aferim, Molla Ahmet Kalaja,
Hamz Kazazit i jep fetva,
Kur tė dalim te Shuraja,
Me shtatė krajlat kam dava.
Kur asht ra sahati ndanė
Hamz Kazazin e kanė nxanė
E ēelė dita nė Tiranė
Hallkat nė qafė, prangat nė kambė" 2)

Nė praktikėn e Portės sė Lartė ishte normale qė njė personaliteti tė persekutuar, pas goditjes, t'i jepej edhe dorajo vetėm pėr ta neutralizuar nė tė ardhmen, por edhe pėr konsum politik pėrballė opinionit. Sipas njė kronike 3) tė intemuarvet qė u falen nga Sulltani, iu paguan shpenzimet e udhėtimit (kthimit), kurse A.Kalasė dhe njė rrogė mujore 500 groshėsh. Mirėpo krejt rrjedha e jetės sė mėvonshme dėshmon se A. Kalaja qe koherent me vetveten deri nė fund.

Pas Luftės sė Krimesė (1 853-56) Rusia u bėri thirrje tė hapta popujve sllavė, qė tė hidheshin nė luftė kundėr Turqisė. Malazeztė, nė luftėn e tyre tė drejtė pėr tė bashkuar trojet e veta tė pushtuara nga Turqia, lakmonin tė aneksonin edhe trojet  tona me popullsi shqiptare tė pastėrt etnikisht. Gjendja e keqe ekonomike qė pėrjetonin fiset malazeze i shtynte ata tė grabisnin toka, kullota, bagėti, duke provokuar shkaqe konfliktesh tė vazhdueshme nė zonat kufitare.

Interesi i politikės turke ishte qė tė nxiste vazhdimin e kėtyre grindjeve, veē deri nė atė gradė, sa tė mos cėnohej seriozisht kufiri shtetėror. Nė kėtė rast shfrytėzohej atdhedashuria e shqiptarit, i cili, ndėr dy tė kėqija, mė tė pranueshme zgjidhte tė dytėn, dmth tė radhitej pėrkrah turqvet, kundėr malazezve. Kjo ishte edhe njė nga arėsyet qė malėsorėt e Mbishkodrės gėzonin disa privilegje, si: mbajtja e armėve, mosrekrutimi nė ushtri pėr tė qenė kurdoherė nė gatishmėri nė mbrojtje tė kufinive.

Njė situatė kritike u krijua me rastin e luftės turko-malaziase tė vitit 1862. Grupi i vullnetarėve shkodranė qė shkuan nė Kėrnicė, pas njė beteje tė pėrgjakshme pėsoi humbje tė ndjeshme. Nė kėtė kohė u shkrua nė Vraninė dhe epopeja e Oso Kukės, akti vetėmohues i tė cilit u shndėrrua nė legjendė. Nė kėtė vit shkodranėt morėn pjesė dhe ne njė aksion tjetėr luftarak, nė zonėn e Shpuzės, ku disa herėsh janė zhvilluar pėrleshje tė forta. Kėtė radhė nė betejėn pėr mbrojtjen e Katundit tė Ri, nė krye tė vullnetarėve u vu Ahmet Efendi Kalaj a.
Ėshtė hera e dytė qė i njėjti klerik, brenda njė harku kohor jo tė gjatė pas 8 vitesh, na shfaqet nė ballė tė luftėtarėve, pėrsėri kundruall rrezikut, sepse pėr tė dashuria pėr "vatanin" ishte njė me idealin fetar. Kėtė mbėshtetin edhe vargjet popullore kushtuar kėsaj lufte:

Molla Ahmet Efendia
Gajret bani me shkodranė,
Ulqinaku e hazbia (vullnetarėt-N.B.)
I kėcyen tabes anė pėr anė.4)

Tė dhėnat e traditės na ndihmojnė qė ta kemi sa mė tė plotė parafytyrimin tonė mbi personalitetin e A. Kalasė. Kulturės sė ti duhet t'i shtohet, krahas pėrkushtimit fetar dhe atdhedashurtsė sė thellė, aftėsia e tij pėr ta sugjestionuar masėn e luftėtarėve me gojtarinė e tij tė spikatur, me entuziazmin spontan, me besimīn nė kauzėn dhe me shembullin personal. Thuhet se nė njė moment dekurajimi tė luftėtarėve ai diti ta zotėrojė situatėn, doli para tyre dhe mbajti njė fjalim tė zjarrtė, qė e mbylli me thirrjen : "Ai qė vdes sot pėr vatanin, i ka tė ēeluna dyert e xhenetit". Mjaftoi ky predikim dhe trimat u hodhėn nė sulm furishėm, qė u solli atyre fitoren pas pėrleshjes sė pėrgjakshme. 5)

Tradita gojore ka fiksuar dhe nė episod tjetėr lufte, ku guximi dhe vetėbesimi i protagonistit merr pėrmasa jo normale, sepse mveshet me tisin e mrekullisė: "Nė luftėn e Shpuzės malazestė po qėllonin me artileri dhe rrezikohej tė hidheshin nė erė arkat e municionit. A.Kalaja, pa iu trembur syri, shkoi e u ul pikėrisht mbi arkat. Kur gjylet binin rreth e rrotull dhe ushtarėt shikonin me ankth se, kur mund tė ndodhte katastrofa, myderrizi indiferent nuk tundej nga vendi dhe ēdo gjyle qė i kalonte mbi kokė, e shoqėronte me njė buzėqeshje mospėrfillėse". Kėshtu turma i mveshte atij atributet e njė shenjti. 

Nė vitin 1863 e gieimė profesor nė Ruzhdien e qytetit, sėb shku me Sali Ef. e Madh dhe J.Tabakun si anėtar i Komisionit Provues. 6)

Dihet qė turqit kishi si pikėsynim realizimin e reformave tė Tanzimatit aq mė tepėr qė, pėr vetė specifikėn e Shqipėrisė Veriore, kishin ecur fare pak. Nxitės i shumė revoltave, protestave e pėrleshjeve qe karakteri centralizues i reformave qė, me masat e reja shtėrnguese politike, ekonomike, juridike, prekte interesat e shumicės sė popullatės shqiptare. Me kėtė rast reagimi i masės qytetare e fshatare qe mjaft i fortė dhe i suksesshėm, saqė herėpashere reformat pezulloheshin, ndėrsa pashallarėt turq ndryshoheshin vit pėr vit.

Duhet pasur parasysh se nė grumbullin e reformave centralizuese kishte edhe masa tė atilla, qė larg karakterit shtėmgues, i jepnin dorė zhvillimit shoqėror dhe kulturor. Me dt. 10. 1. 1869 erdhi si vali i Shkodrės gjenerali turk Esat Pasha, me njė bagazh kulturor evropian, si pasojė e studimeve jashtė shtetit.7) Nė vazhdėn e politikės sė parardhėsve tė vet, edhe ky vali shpalli paketėn e masave tė reja. Ndėrsa karakteri i masave tė reja nuk dihet, ėshtė i njohur fakti qė kundėr vendimeve tė qeveritarit po pėrgatitej njė Iloj peticioni pėr t'ia dėrguar qendrės, duke kėrkuar shkarkimin e tij. Agjentura e tij ra nė gjurmėt e peticionit, e shtiu nė dorė, pasi ishte plotėsuar me nėnshkrimet pėrkatėse, duke mbetur.-Iė zotėrim tė guvematorit tė indinjuar prova komprometuese.

Sipas kronikės sė M. Sirrit 8), menjėherė u kalua nė arrestimin e nismėtarėve, midis tė cilėve figuronte edhe myderrizi Ahmet Kalaja (nė tekst : Ahmet Fakri efendi). Nė mes tė infortnatorėve bėnte pjesė dhe D.Boriēi, atėherė drejtor arsimi, mirėpo me anė tė njė alibie tė sajuar me mprehtėsi, i shpėtoi dėnimit. Kėshtu M.Ahmeti pėsoi intemimin e dytė, qė zgjati 10 muaj (16.5.1869 - 24.3.1870).

Tradita gojore gjithashtu inforinon 9) mbi njė rast, kur ai nuk ishte solidarizuar me trazirat e gushtit tė vitit 1871, ngjarje qė u patėn paraprirė pėrleshjeve tė pėrgjakshme tė po atij viti, zhvilluar te Mulliri i Vrakės, nė mes tė malėsorėve kryerigritės qė sulmuan qytetin dhe nizamėve turq. Kėtu Valiu Ismet Pasha kishte dekretuar taksa tė reja si "karagjymrykun" etj., si dhe heqjen e tė drejtės sė mbajtjes sė arrnėve nėpėr qytet.

Kjo "tėrheqje" e M.A.Kalasė nga ana e tė moderuarve nuk ėshtė interpretuar nė atė kohė si shenjė dobėsie ose shfaqje kompromisi, tė huaja pėr karakterin e tij, por ishte argumentuar me funskionin human tė klerikut qė mbajtja e pamotivuar e armėve me vete, kudo jashtė shtėpie, nė situata tė qeta e tė patensionuara nė qytet e nė kufi, ishte njė shkak parėsor incidentesh e konfliktesh vėllavrasėse nė qytet. Kėtė qėndrim tė tij e mbrojti me vendosmėri, i bindur se kjo masė do tė frenonte krimin dhe hakmarrj en; pėr kėtė arsye pat edhe ēaste ballafaqimesh tė ashpra me shtresėn intransigjente tė qytetarėve.

Lufta e Medunit (Podgoricė), viti 1877, do t'i paraqesė njė rast tė ri A.Kalasė, qė, ndonėse nė moshė jo tė re, do tė ngjeshė pėrsėri armėt dhe tė jetė pranė luftėtarėve shkodranė, nė ballė tė luftės. Forcat turke u thyen, ndėrsa pėr mungesė koordinimi veprimesh, mbetėn tė zbuluar tė 500 vullnetarėt shqiptarė nėn komandėn e Hodo B.Sokolit dhe tė A.Kalasė. Nga frika se mos ngelnin tė rrethuar nga armiku, me detyrėn e oficerit madhor Hodo Beu urdhėroi qė tė bėheshin pėrgatitjet pėr tėrheqje. Nė kėtė mes, nė sajė tė pėrvojės sė mėparshme luftarake, Ahmet Kalaja e pau tė udhės qė tė mos bėhej asnjė lėvizje pėr sa tė ishte ditė, pėmdryshe armiku mund ta kuptonte manovrėn e shqiptarėve dhe duke pėrfituar nga situata mund tė ndėrmerrte njė sulm tė befasishėm. Me logjikėn e njė prijėsi tė menēur e tė sprovuar, ai ua ngriti moralin shokėve, i bindi qė tė mos nxitonin dhe tė prisnin qė, duke pėrfituar nga errėsira, tė realizonin tėrheqjen. Kėshtu vullnetarėt shpėtuan nga njė disfatė e mundshme, nė sajė tė gjakftohtėsisė sė A.Kalasė.10)

Nėsa nė vitin 1862 shkodranėt u angazhuan pėr tė mbrojtur trojet e veta nga synimet shoviniste malazeze, gjatė periudhės (1 8631869) ata i pėrsėriten veprimet e arinatosura dhe nė bashkėpunim me malėsorėt 11) krijuan gjendj e tė tensionuara dhe kritike edhe pėr valinjtė turq, qė detyroheshin tė largoheshin si rezultat i kėrkesave kėmbėngulėse tė qytetarėve. Ndėrkohė A. Kalaja pėsoi internimin e dytė. Ndonėse nuk disponojmė burime direkte pėr periudhėn e fundit tė jetės, ėshtė me vend tė mendohet se edhe nė rrjedhėn e ngjarjeve tė kėtyre viteve myderrizi A. Kalaja duhet tė ketė luajtur njė rol tė rėndėsishėm, pasi qė, prej viteve 1854 e tutje ai qe nė kreshtėn e valėve tė lėvizjeve tė ndryshme me fjalėn dhe veprėn e tij. Nga letėrsia historiografik 12) kemi njė pohim tė tėrthortė mbi kėtė problem. Mbėshtetur nė njė relacion tė konsullit austriak Lippich, nė mes tė tjerash thuhet: "Pjetėr Gurakuqi hartoi njė memorandum nė adresė tė F.M. nė tė cilin thuhej se shqiptarėt myslimanė e tė krishterė nuk pranonin nė asnjė mėnyrė tė hynin nėn shtetin malazes, prandaj kėrkonin mii-atimin e F.M. pėr tė formuar nj ė shtel kombėtar tė veēantė, nėn vasalitetin e Sulltanit, si Serbia e Rumania. Gjithnjė simbas konsullit austro-hungarez, Pjetėr Gurakuqi dėshironte qė kėtė mémorandum me rėndėsi tė j ashtėzakonshme ta nėnshkruanin edhe qarqet shqiptare tė moderuara. Por, thoshte ai, pėrfaqėsuesi i tyre, myderrizi Ahmet Kalaja refuzoi, veēse shtoi se njė mémorandum tė tillė ai do ta nėnshkruante vetėm kur tė shihte fundin e perandorisė osmane". 13)

Njė informacion i tillė konfirmon mendimin e shprehur mė lart se A.Kalaja gėzonte konsideratat e njė personaliteti me reputacion. Argumenti i dytė i kėtij informacioni ėshtė ai i qėndrimit tė tij tė moderuar qė e ēoi nė hezitim ose mė mirė tė themi nė njė refuzim tė kushtėzuar.

Nė kėtė qėndrim mund tė kenė ndikuar shkaqe subjektive, tė kushtėzuara nga mosha ose pozīcioni i tij shoqėror prej kleriku, por qė duhen marrė me mjaft rezervė pėr dy arėsye tė forta. Sė pari, se nė njė vėshtrim retrospektiv tė jetės sė tij ai na shfaqet njeri i aksionit, i guximshėm dhe pa kompekset e lėshimeve dhe tė kompromiseve. Sė dyti, pėr shkaqet objektive qė po parashtrojmė:

Pėrvoj a e tij direkte nė betej at pėr Podgoricėn, di sfatat turke nė Medun, Nikshiq etj. e bindėn atė, sikur dhe popullatėn e viseve kufitare se nė kushtet e degradimit, nė tė cilat ndodhej Perandoria Osmane, nuk duhej tė shpresohej nė ndihmėn e saj efektive pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare. Kishte ardhur koha qė vetė shqiptarėt ta merrnin nė dorėzim kėtė ēėshtje jetėsore.

Ishin vitet 1875-76, vitet e sė ashtuquajturės "Kriza Lindore", e cila krijoi njė situatė tė disfavorėshme, madje me plot rreziqe tė paevitueshme pėr tėrėsinė tokėsore nė rast tė njė kryengritjeje antiosmane ēlirimtare nga shqiptarėt. Copėtimi i tokave tona nuk mbetej njė mundėsi, por njė rrezik i vėrtetė, i dukshėm. 14) Nė kėto kushte qarqet politike radikale, si dhe ato tė moderuara, n uk e pėrkrahėn projēktin e principatės autonome tė Shqipėrisė Veriore qė patėn parashtruar Preng Bibė Doda dhe intelektualėt katolikė shkodranė (Z.Jubani, P.Doēi, P.Gurakuqi etj.), duke konstatuar tendenca séparatiste, karakter krahinor dhe me rrezikun potencial tė pėrēarjes fetare.15)

Patriotėt qė pėrfaqėsonin hapsirėn mbarėkombėtare, si zgjidhje optimale nė ato kushte pėrkrahnin idenė e krijimit tė njė vilajeti atitonom shqiptar, si shkallė e parė drejt pavarėsisė sė mėvonshme. Ata arsyetonin se nė situatėn ndėrkombėtare aspak dashamirėse, pėrballė urisė lakmitare tė fqinjve shovenė, nė kushtet e mungesės sė madhe nė armatime dhe tė mungesės sė bashkimit dhe tė organizimit, ishte vetėvrasje tė kėrkoje konflikt tė hapur me turqit si mjet i realizimit tė vetėqeverisjes.

Tė pėrballuarit e rrebesheve shovisnte me forcat e veta dhe pėrpjekjet pėr tė arritur nė vetėqeverisje do tė realizoheshin pas shumė muajsh, kur me Lidhjen e Prizrenit, nė situata tė reja, rrokullisja e ngjarjeve do ta vinte nė rend tė ditės tė shtruarit qartė e me forcė tė idesė kombėtare.

Sipas kronikės sė Jusuf Ef.Tabakut, Molla Ahmet Kalaja ka ndėrruar jetė me 1878 (ditė e martė, me 15 rebbi-yl-evel) dhe ėshtė varrosur nė varrezat e Xhamisė sė Rusit tė Vogėl).16) Duke shfrytėzuar faktin qė nė vitin 1844 ai gjėndej nė Stamboll17), duhet tė ketė lindur rreth vitit 1823-24, kėshtu qė vdekja qe e parakohėshme, sepse e mori nė njė moshė kur ai mund t'i sillte ende mjaft shėrbiniė tė vyera si fesė, si ēėshtjes kombėtare.

Kontributi i tij si klerik e si patriot, qė nuk u kursye as me fjalė, as me vepra pėr tė mbrojtur tė mirėn dhe tė drejtėn, duke qenė i gatshėm disa herė dhe pėr vetėmohim nė interesin mbarėqytetar e mbarėkombėtar, e rendit me dinj ittet bri personalīteteve mė nė shenj ė tė Shkodrės, por qė fatkeqėsisht, nė historiografinė zyrtare ("Historia e Shqipėrisė", Tiranė, v. 1 965 dhe 1984) injorohet padrejtėsisht. Me sa dimė, i takon autorit Hamdi Bushati qė, pėr rolin e kėsaj figure tė shkruhej qė me 1928 (shih. rev. "Diturija", v.c.), duke i bėrė njė jetėshkrim tė gjatė nė veprėn e tij "Shkodra dhe motet" (dorėshkrim), tė dhėnat e sė cilės ne i shfrytėzuam gjerėsisht nė punimin e mėsipėnn. Ėshtė nė nderin e autorėve tė tjerė qė, mė vonė, ndonėse nė kushtet e politizimit tė historisė, patėn kurajon ta vinin nė pah rolin e A.Kalasė (shih biblio'grafinė : Z.Shkodra, J.Kastrati, Xh.Repishti, K.Frashėri.

M.A.Kalaja qe kleriku i diėr qė shkriu mė njė idealin fetar me atė atdhetar, politikani qė kundėrshtoi dy herė reformat e Tanzimatit, duke u intemuar dy herė, luftėtari qė tri herė mori pjesė nė betejat pėr tė mbrojtur trevat shqiptare dhe qė, nė agoninė e vdekjes, tha: "Kam pasė uzdajė me dekė para dushmanit tė vėrtetė" e qė, aqhijshėm e ngriti nė art, pėrjetėsisht, i madhi De Rada, permes thirrjes sė Milosaos: 

"Erdhi dita e Arbėrit!
Domosdo: vdekja do vijė 
dhe mbi shtrat, po tė mos bijem
pėrpara shtėpive tona!"

Referenca


1 Daut ef. Boriēi, Ditar, dorėshkrim (sipas, H. Bushatit  "Shkodra dhe motet")
2. Kasem Taipi, "Zana popullore", Shkodėr, viti 1932. fq.73, 91.
3. Musa Boriēi, Ditar, doreshkrim (sipas H. Bushatit "Shkodra dhe motet")
4. Kasem Taipi, v.c.
5. Hamdi Bushati. "Lufta e shqiptarėve me malazeste". Rev. "Diturija", nr.6, v.1928, fq.210-217.
6. Hamdi Bushali, "Shkodra dhe motet", dorėshkrim.
7. Po aty.
8- Zija Shkodra, "Kronika e M.Sirrit", (Buletini i Shk-encave Shoqėrore, Tiranė, 1957, fq. 203-205 si dhe almanaku "Shkodra", nr.2. 1962, fq. 1 39-150.
9. Hamdi Bushati, "Shkodra dhe niotet" v.c.
10. Hamdi Bushati, -'Dituria", nr.6, prill 1928, fq.210-217.
11. Zija Shkodra, "Shqipnia nė kohen e Tanzimatit", Tirane, 1959, fq.55-56, 58-59.
12. Kristo Frasliėri, -'Lidhja Shqiptare e Prizrenit", vol. 1, Tirane, 1989, fq. 132.
13. Po aty, Raporti 73, Shlodėr. 24 dhjetor 1877.
14. Historia e Shqipėrisė, 11, l'iranė, 1984, fq. 182-183.
15. Po aty.
16. Hamdi Bushati, "Shkodra dhe motet", v.c.
17. Po aty, Ditari i Daut Boriēit.

Pėr kėtė punim ėshtė shfrytėzuar edhe kjo literaturė

1. D. N. Nikaj : Hilistorija e Shqypnies", Shkodėr, vv. 1917, fq. 170, 176-77.
2. L. Mile : "Kryengritjet popullore ne v. 1 830-1877",'I'iraiie, 1962, fq. 1 00-1 01.
3. J. Kastrati : "Figura te ndrituna te Rilindjes Kombėtare", Shkodėr, v. 1963, fq. 123.
4. Xh. Repishti : "[3urinie vendase pėr sh. 19-te", (Btilet. i 1 1,P, or. 1, Shkodėr, v. 1973, fq. 73).
5. K. Frastieri "Lidhja Shqiptare e Prizrenit" I, Tiranė, v. 1989, fq. 132.
6. K.Prifti "Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentat osmane", Tiranė, V. 1978.